E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-punëtorët e fabrikës tubave, AKP-ja po i fsheh faktet

(e plotësuar)

Lidhur me këtë protestë, Ali Azemi, kryetar i shoqatës sindikale IMF të ish punëtorëve të fabrikës së tubave të Ferizajt tha se ka shumë gjëra që po i shtyjnë ish punëtorët të protestojnë.

Azemi tha për Indeksonline se protestat ishin për të drejtat e punëtorëve deri në arritjen e qëllimit.

Protesta kishte para Gjykatës së Apelit si dhe para objektit të qeverisë.

“Kemi ardhë për të protestuar para Apelit dhe para Qeverisë.
Në Gjykatën e Apelit na priti kryetari i kësaj gjykate Ilir Mekri dhe me të biseduam lidhur me gjendjen që është proceduar në Gjykatën e Apelit në muajin prill 2013.

Sipas kryetarit të IMF-së lënda ka të bëjë ekzekutimin e detyrueshëm të aktgjykimit të gjykatës Kushtetues (KI-0809 /17 dhjetor 2010).

Para qeverisë jemi duke protestuar pasi që kemi lënë një takim me qeveritarët që këta të jenë iniciator që të thërras AKP-në dhe ne së bashku ti qesim në tavolinë problemet, shtoi Azemi

Ai po ashtu tha se AKP-ja po i fsheh faktet, qasjet ligjore që janë shumë me rëndësi dhe se qeveria po bazohet në agjendën e AKP-së që atë ne nuk e kemi pranuar.

Dhjetëra punëtorët të Fabrikës së Tubave në Ferizaj edhe njëherë kanë dalë të protestojnë para Qeverisë së Kosovës, duke i kërkuar parat që u takojnë atyre.

Ata kanë kërkuar zbatueshmërinë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese cila ka aprovuar vendimin që Qeveria dhe AKP-ja të kryejnë obligimin për 25.6 milion euro me 3 për qind kamat.

Kurse, Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë një rezolutë, ku e obligon Qeverinë e Kosovës së bashku me Agjencinë Kosovare të Privatizimit të zgjidhin këtë çështje. Por, sot punëtorët ishin mbledhur që të ja rikujtojnë ekzekutivit të vendit këtë vendim të Kuvendit, i cili ka skaduar që disa muaj. /Indeksonline/

Ky ish punëtor i Fabrikës së Tuba shihet ne foto shume i brengosur 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›