E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Te vegjlit, te kene besim te PD dhe PS

Nderkombetaret i dalin ne krah dy forcave te medha politike PD-PS ne hartimin e Kodit Zgjedhor, duke pare me sy kritik greven e nisur nga te vegjlit. Ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan kritikoi dje indirekt deputetet e LSI dhe PDK, qe nisen greven e urise, ne emer te votes se lire, duke u kerkuar qe te kene me shume besim mes tyre e me shume besim tek dy partite e medha. Ai u beri thirrje partive te vogla te kene besim tek hartuesit e kodit dhe te partite e medha. Lohan nderkohe beri thirrje per gjithe politiken, te mos humbase besimi te vetvetja dhe reformat qe kryhen.“Ceshtja e Kodit elektoral eshte nje ceshtje besimi. Gjate gjithe ketij procesi ka mbizoteruar mungesa e besimit mes forcave politike per Kodin Zgjedhor”, u shpreh Lohan. Sipas tij, Shqiperia do te arrinte te kishte me shume progres, nese mes forcave politike do te kishte besim, perfshire dhe per ceshtjen e Reformes Zgjedhore. “Politika nuk duhet te humbase besimin ne realizimin e reformes zgjedhore dhe reformat qe kryhen”, reagoi Lohan. Me kete qendrim, ambasadori i Komisionit Evropian ne vendin tone, “kritikoi” iniciativen e ndermarre nga 11 deputete per te hyre ne greve urie, si e vetmja alternative per te ndergjegjesuar dy partite e medha politike. Lohan sugjeroi, qe deputetet e partive te vogla te kene me shume besim, ne produktin qe do te nxjerrin partite e medha per kuadrin ligjor te zgjedhjeve. Vetem pak kohe me pare, Lohan kerkoi qe Kodi i ri Zgjedhor te jete gati ne mes te muajit nentor, per t’u miratuar ne Kuvend, si e vetmja mundesi qe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, te zhvillohen sipas standardeve te kerkuara. Qe Kodi Zgjedhor i ri te zbatohet, duhet qe ai te jete gati gjashte muaj para zgjedhjeve. Kjo pasi komisioneret zgjedhore, kane nevoje te njihen mire me procedurat qe ofron. Komisioni i posacem per Reformen Zgjedhore, qe drejtohet nga Ilir Rusmali dhe Fatmir Xhafaj, vendosi qe draftin e plote ta dorezoje ne Kuvend me 13 nentor, nje dite para skadimit te afatit te lene nga Kuvendi. Me bllokimin e salles se seancave plenare, duket se prezantimi e diskutimi i Kodit te ri Zgjedhor, do te behet ne zyrat e kryesise se Kuvendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›