Tragjedia, dosja shkon ne Gjykate
Gjirokaster- Prokuroria e Gjirokastres mbyll hetimet e para per tragjedine e ndodhur mesditen e se dieles, ku shembja e pjesshme e nje pallati shkaktoi tre te vdekur dhe disa te lenduar. Diten e djeshme, organi i akuzes i ka derguar materialet Gjykates se Faktit per vleresimin e mases se sigurise, qe pritet te zhvillohet sot ndaj dhjete te pandehurve, njeri prej te cileve ne mungese. Tre zyrtare te bashkise, dy pronaret e firmes “Arti” dhe kater inxhiniere, se bashku me ekskavatoristin, akuzohen si shkaktare te rrezimit te pallatit pesekatesh, ne lagjen “11 Janari”. Lajmin e konfirmoi kryeprokurori i Gjirokastres, Alfred Saliu, i cili tha se me kete ceshtje hetimore eshte marre nje grup i vecante prokuroresh nen drejtimin e tij. Mesohet se organi i akuzes ka kerkuar “arrest me burg” per nente te arrestuarit dhe personin ne kerkim, nen akuzen e “shperdorimit te detyres” dhe “shkeljes se rregullave te sigurise ne pune, me pasoje vdekjen”.
Burime zyrtare nga Prokuroria thane se te akuzuar jane Alfred Mamani, Shef i Urbanistikes, Admir Shehaj, pergjegjes ne Inspektoriatin e Ndertimit, Aferdita Papamihali, sekretare e KRRT-s, Jani Ndrico ekskavatorist ne firmen “Arti”, Thanas Llahana inxhinier gjeolog, Njazi Cobani arkitekt, Luan Bufi inxhinier, Sotiraq Janora, president dhe drejtues teknik i firmes, Gjergji Mece inxhinier zbatues dhe Aristotel Haxhi bashkepronar i firmes, ky i shpallur ne kerkim. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shembja e pjesshme e pallatit ka ardhur si pasoje e punimeve per ndertimin e nje pallati 8-katesh nga shoqeria e ndertimit “Arti sh.p.k”. “Nga ana e organeve te hetimit eshte bere sekuestrimi i dokumentacionit te subjektit per pallatin ne ndertim dhe ngrirja e pasurive te pronareve te firmes”, thane burimet ne Prokurorine e Gjirokastres. Por pjese e hetimeve ka qene edhe zbardhja e plote e aktivitetit te shoqerise se ndertimit, marredheniet me Zyren e Urbanistikes, KRRT-ne e bashkise etj. “Nje rendesi e vecante i eshte dhene edhe hetimeve ne lidhje me menyren e dhenies se lejes per shesh ndertimi dhe per projektin e ndertimit”, thane zyrtare te organit te akuzes dje per gazeten. Gjate kesaj kohe jane pyetur persona te ndryshem te cilet mund te kene lidhje te drejtperdrejte me ceshtjen, madje jane verifikuar edhe paralajmerimet e vazhdueshme te 13 familjeve, ne lidhje me rrezikshmerine e shembjes se pallatit ku ata jetonin. Krahas prokuroreve te ceshtjes, nje grup i vecante ekspertesh ne fushen e urbanistikes dhe te ndertimit, kane marre ne shqyrtim elementet e dokumentacionit per ndertimin e objektit, projektin e tij dhe detajet e tjera.
Te arrestuarit:
Alfred Mamani, 39 vjec, shef i Urbanistikes
Admir Shehaj, 30 vjec, Pergjegjes ne Inspektoratin e Ndertimit
Aferdita Papamihali, 56 vjece, sekretare e KRRT-se
Sotiraq Janora, 43 vjec, president i firmes “Arti sh.p.k”
Thanas Llahana, 58 vjec, inxhinier gjeolog
Njazi Cobani, 45 vjec, arkitekt i shoqerise se ndertimit
Luan Bufi, 58 vjec, inxhinier ndertimi
Gjergji Mece, inxhinier zbatues i firmes
Jani Ndrico, 45 vjec, ekskavatoristi i firmes
Ne kerkim:
Aristotel Haxhi, bashkepronar i shoqerise se ndertimit “Arti”
Akuzat
“Shperdorim detyre”
“Shkeljes se rregullave ne pune”