Marreveshja me FMN pas zgjedhjeve
Fondi Monetar Nderkombetar dhe qeveria shqiptare, do te kene nje marreveshje te re bashkepunimi, ndryshe nga aktualja qe synon ne uljen e varferise pas zgjedhjeve te pergjithshme te 2009. Pasi e ka vleresuar te suksesshem bashkepunimin ne marreveshjen aktuale me Fondin, ministri i Financave Ridvan Bode ka shpjeguar dje, gjate nje konference te perbashket me misionin e FMN dhe Banken e Shqiperise se, "deri ne perfundimin e zgjedhjeve nuk eshte normale qe ne, te fillojme negociata dhe te nenshkruajme marreveshje. Perfundimi me sukses i kesaj marreveshjeje, padyshim qe perben nje arritje per institucionet e shtetit shqiptar dhe nje perditesim i gjithanshem i Shqiperise ne syte e botes financiare”, tha Bode. Ai siguroi se edhe kur te perfundoje marreveshja aktuale qe perkon me fundin e vitit, Shqiperia do te jete ashtu si prej 15 vjetesh anetare e Fondit Monetar Nderkombetar. "Do te bashkepunojme ngushte me FMN-ne, sigurisht jo ne marreveshjet e tipit te deritanishem, por me marreveshje te pershtatshme per Shqiperine"-tha Bode. Ministri i Financave garantoi qe menjehere pas zgjedhjeve Fondi rikthehet ne Shqiperi me marreveshje te re. Ai tha se, Shqiperia do te kete nje marreveshje me FMN-ne krejt te ndryshme nga ajo qe patem deri me tani nje marreveshje e cila do te kete shume pak objektiva, shume pak parametra. Nga ana tjeter shefi i Misionit te FMN Gerwin Bell, tha dje se, ekonomia shqiptare ne 2008 ka ecur mire deri me tani. Inflacioni eshte rikthyer brenda kufirit te synuar te Bankes se Shqiperise 3 plus, minus 1 per qind, nderkohe qe rritja ka mbetur e forte dhe eshte ne rrugen e duhur per te arritur perseri rreth 6% kete vit. Shefi i FMN-se vleresoi se konsolidimi i borxhit ka vazhduar dhe pozicioni i jashtem baze eshte i shendetshem, pasi rritjet e koheve te fundit te deficit te bilancit te pagesave pasqyrojne kryesisht faktore te perkohshem.
Blerina Hoxha
Blerina Hoxha