E Diel, 1 Nëntor 2026

Sllovaki,zbulohet mashtrimi i madh fiskal prej 44.8 mln €

Ky mashtrim fiskal është më i madhi i ndodhur ndonjëherë në Sllovaki.
Gjithsej 14 persona akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit dëme fiskale deri në 44.8 milionë euro duke manipuluar TVSH-në.

Shefi i policisë, Jan Packa njoftoi sot se grupi i drejtuar nga një grua, nga vitet 2006 ka përfituar nga tregtia fiktive e metaleve si bakri dhe zinku më tepër se 235 milionë euro duke mos paguar detyrimet e TVSH-së.

Policia sekuestroi kompjutera dhe informacione pas një ndërhyrjeje në 20 banesa në rajonin e Bratislavës dhe Kosices.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›