Gjermania zbut tonet me Greqinë
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane deklaroi : "Duket qartë se ka një mosmarrëveshje të lehtë, por ambasadori i Gjermanisë në Athinë zhvilloi sot një takim miqësor me kryetarin e parlamentit grek, gjatë të cilës nuk u shfaq kjo mosmarrëveshje".
Në fillim të javës, publikimi në kopertinën e revistës gjermane "Focus" i një montazhi fotografik të statujës greke të Afërditës, "Vénus de Milo", duke bërë një gjest ofendues shkaktoi një valë zemërimi në Greqi.
Sot, shoqata e konsumatorëve në Greqi, Inka, bëri thirrje për bojkotimin e produkteve gjermane, duke kërkuar që gjermanët t’u kërkojnë "falje grekëve për këtë ofendim" me anë të kancelares gjermane Angela Merkel.