BE-Topi: Integrimi i vendit, mbi merita dhe performancë
Tiranë- Delegacioni europian që mbërriti sot në Tiranë, në kuadër të bisedimëve BE-Shqipëri, të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asocimit, u prit nga presidenti i vendit Bamir Topi. I cili deklaroi se integrimi i vendit konsiderohet si proces i bazuar në meritë dhe performancë.
Ne e konsiderojmë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si një proces të bazuar tërësisht në performancë dhe meritë, i cili nëpërmjet realizimit të reformave është në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë tha gjatë fjalës së tij presidenti Topi.
Më tej presidenti Topi deklaroi se integrimi europian ka demostruar se është një mjet bashkimi i politikës shqiptare.
Pas dy vjetësh ngërçi politik, perspektiva evropiane ka treguar se është një mjet bashkimi dhe tejet i rëndësishëm për ndërtimin e konsensusit ndërmjet klasës politike në vend- deklaroi Topi.
Ngritja e komisionit ad hoc për Reformen Zgjedhore, ajo e grupit të punës për Rregulloren e Kuvendit, si dhe kalimi i ligjëve që kërkojnë 3/5 në Komisionët Parlamentare, sipas presidentit Topi janë hapa pozitivë në integrimin europian të vendit.
Ndërkaq kreu i shtetit, Topi u shpreh se Raport-Progresi i Komisionit Europian është tashmë program pune për të gjitha institucionet shqiptare.
Shkrime të tjera me interes: