E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS publikon 12 emrat e kandidatëve të Avokatit të Popullit

Partia Socialiste ka publikuar sot 12 emrat e kandidatëve të përzgjedhur për postin e Avokatit të Popullit. Pas aplikimit on line, Komisioni Përzgjedhës ad hoc shqyrtoi të gjitha kandidaturat deri mbrëmjen e sotme dhe përzgjodhi vetëm 12-të. Kandidatët e përzgjedhur pritet të ftohen në një dëgjesë publike, pranë Universitetit Mesdhetar të Tiranës më datë 12.12.2001, ora 10:00, të hapur për mediat. Gjatë kësaj dëgjese kandidatët do të prezantojnë vizionin e tyre për Avokatin e Popullit si dhe do t`u përgjigjen pyetjeve të Komisionit. Renditja e prezantimit të kandidatëve do të bëhet me short, para fillimit të dëgjesës. “I gjithë procesi do të jetë tërësisht transparent dhe i hapur, për të vendosur një model të ri qasjeje të politikës ndaj institucioneve të shtetit”, thuhet në një njoftim të Partisë Socialiste.
12 emrat e kandidatëve të përzgjedhur për Avokatin e Popullit nga Partia Socialiste janë:
1. Artur Lazebeu
2. Besnik Dervishi
3. Bilal Kola
4. Blerta Kraja
5. Dëshira Subashi
6. Elisabeta Imeraj
7. Ermir Dobjani
8. Ksenofon Krisafi
9. Igli Totozani
10. Përparim Kabo
11. Qirjako Qirko
12. Sokol Hazizaj
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›