E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Rinisë, Berisha: Të rinjtë, forcë e madhe në integrimin e vendit

Tiranë- Shqipëria është vite drite larg asaj çka qënë me 8 dhjetor 1990. Kështu ka deklaruar nga Franca kreu i ekzekutivit shqiptar, Sali Berisha sot në Ditën Kombëtare të Rinisë.

Sipas kryeministrit Berisha të rinjtë janë forca më e madhe e vendit, në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Duke shprehur urimet më të përzemërta për të gjithë rininë shqiptare, Berisha është shprehur se në 2013-tën do të jenë sërish të rinjtë që do të vendosin për fatin vendit, në rrugën e nisur në 1990-ën, atë të lirisë dhe demokracisë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Reforma në Drejtësi, Mcllwham: Kusht për integrimin e vendit
  2. Dita Kombëtare e Rinisë, kujtohet lëvizja studentore e dhjetorit ’90
  3. Citaku-Fyle: Komisioni Europian mbështet fuqishëm integrimin e Kosovës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›