E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Vendet e Mesdheut të koordinojnë qeverisjen detare

Komisioni Evropian paraqiti një strategji që ka për qëllim përballjen me sfida të ndryshme në basenin e Detit Mesdhe.
Sipas përfaqësuesve të KE-së "konkurrenca për hapësira detare, kërcënimet ndaj sigurisë detare, degradimi mjedisor dhe efektet e padëshiruara të ndryshimit të klimës, vënë në pah nevojën për një përgjigje më të koordinuar të qeverisjes detare në rajon, në bashkëpunim edhe me partnerët mesdhetarë që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian".
Që nga hartimi i Politikës së Integruar Detare në vitin 2007 janë zhvilluar dhe promovuar një numër projektesh që mund të asistojnë qeverisjen detare si, planifikimi detar hapësinor, për një përdorim më të mirë të hapësirës detare, menaxhimi i integruar i zonave bregdetare dhe ishujve si dhe një konceptim më koherent i kufirit tokë-det.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›