E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Nuk jam penduar për koalcionin me Berishën

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka deklaruar se nuk është penduar aspak për koaliconin qeverisës që ka bërë me kreun e PD-së, Sali Berisha. "Lëvizja Socialiste për Integrim është e bindur çdo ditë e më shumë për hapin e hedhur për krijimin e koalicionit bashkëqeverisës pasi ky koalicion do të shërbejë për integrimin sa më të shpejtë në të vendit në Bashkimin Europian", tha Meta.
Sipas kreut të LSI-së, tashmë është koha për një angazhim të ri në stadin aktual politik. "Në lidhje me akuzat e Kryetarit të opozitës Rama adresuar Kreut të LSI-së Meta, për koalicionin bashkëqeverisës PD-LSI, Meta tha se " Askush nuk ka kohë më për të humbur , Partia Socialiste nuk ka respektuar marrëveshjet me ne".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›