BE: Vendosmëri për sanksione ndaj zyrtarëve iranianë

Britania e Madhe ka deklaruar se Bashkimi Evropian është i gatshëm që të vendosë sanksione kundër 32 zyrtarëve iranianë, pas shkeljeve të të drejtave të njeriut.
Ministri i jashtëm britanik, Uilliam Hejg, tha sot se ministrat e jashtëm të BE-së do të bihen dakort për ndalimin e vizave dhe ngrirjen e fondeve.
Ai theksoi se gjendja “e tmerrshme e të drejtave të njeriut” në Iran është përkeqësuar, pas kryengritjeve aktuale në Lindjen e mesme.
“Ne kemi rënë dakort për sanksione, masa kufizuese, për shkak të situatës së tmerrshme të të drejtave të njeriut në Iran. Duket se Irani ka besuar se me gjithë sfidën që po ndodhë në Lindjen e Mesme, se mund të shkojë mëtutje bile edhe me situatë më të keqe të të drejtave të njeriut në këtë vend: burgosje të liderëve opozitarë, më së shumti arrestime të gazetarëve se në çdo vend tjetër në botë, përdorim i tepërt i dënimit me vdekje me akuza të paqarta”, tha Uilliem Hejg.
Ndërkohë një diplomat i BE-së ka deklaruar se individët, që përfshihen me sanksione, janë zyrtarë të lartë të policisë, prokurorë, gjyqtarë dhe njerëz me lidhje të forta me Gardën Revolucionare të Iranit.