Medvedev: Fluturimi i Gagarinit, ngjarje revolucionare

Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, tha se fluturimi 108 minutësh i kozmonautit rus, Juri Gagarin, ishte “ngjarje e vërtetë revolucionare”.
Ai këto komente, për 50 vjetorin e fluturimit të parë në gjithësi, i bëri në një intervistë për televizionin e Kinës, që u publikua sot nga Kremlini.
“Jam i bindur se eksplorimi njerëzor i gjithësisë ka të ardhme të madhe. Njerëzimi ka investuar dhe do të investoj në burimet e tij në zhvillimin e eksplorimit njerëzor të gjithësisë. Në emër të Federatës Ruse, dëshiroj të them se këtë do ta bëjmë edhe ne, pasi kërkimi i gjithësisë është prioritet”, tha Dmitri Medvedev.
Fluturimi i Jurij Gagarinit në gjithësi u bë më 12 prill të vitit 1961.