E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Zgjedhjet, prioritet kyç për integrimin e Shqipërisë

Bashkimi Evropian vlerëson pjesëmarrjen masive të qytetarëve në zgjedhjet vendore të 8 majit ndërsa thekson se përfundimi i procesit sipas standarteve mbetet prioritet për integrimin e vendit.

Zëdhënësja e KE-së Natasha Batler ka deklaruar se BE-ja ka ndjekur me vëmendje zgjedhjet lokale në Shqipëri ndërsa ritheksoi se zgjedhjet janë prioritet kyç në hapat e ardhshëm të Shqipërisë drejt integrimeve evropiane.
 

"Këto zgjedhje u zhvilluan në një atmosferë të tensionuar me polarizim të lartë. Raporti për vlerësimin përfundimtar do të varet kryesisht nga sjellja gjatë gjithë procesit, përfshirë numërimin dhe trajtimin e ankesave të mundshme", tha zëdhënësja e Komisionit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›