Vijon numërimi në Tiranë, Rama kryeson me 892 vota
Kandidati i “aleancës për të ardhmen” Edi Rama vazhdon të kryesojë në Tiranë me 892 vota më shumë se kandidati i “aleancës për qytetarin”Lulzim Basha.
Sipas të dhënave të marra nga gazetarët e “Ora News” në KZAZ-të, kandidati i opozitës Rama 94026 vota ndërsa kandidati i mazhorancës Basha ka marrë 93134 vota ndërkohë që janë numëruar 360 kuti votimi nga 485 gjithsej.
Ndërkohë të dy kandidatët për bashkinë më të madhe në vend në daljet e tyre publike deklaruan se janë fitues të zgjedhjeve por presin rezultatet finale, kjo sipas tyre për të respektuar votën e shqiptarëve
Gjithashtu vazhdon numërimi edhe në Durrës ku kandidati socialist Vangjush Dako është në epërsi ndaj kandidatit të mazhorancës Ferdinand Xhaferraj.