E Diel, 1 Nëntor 2026

BE ashpërson sanksionet ndaj Bjellorusisë

Raportet e fundit theksojnë se Bashkimi Evropian do të ashpërsojë sanksionet ndaj Bjellorusisë javën e ardhshme, si përgjigje ndaj shkeljes të të drejtave të njeriut në këtë shtet.

Agjencitë e lajmeve cituan diplomatë të kenë thënë se ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen në Luksemburg të hënën, ku pritet të shtojnë 16 emra ne një listë të 190 zyrtarëve bjellorusë, në shënjestër për ngrirje të aseteve dhe ndalim udhëtimi, duke përfshirë edhe presidentin Aleaksandër Lukashenko.

Një diplomat i BE-së tha se sanksionet e reja do të përfshijnë kryesisht gjyqtarët dhe avokatët e shtetit, të përfshirë në arrestimin e aktivistit për të drejtat e njeriut, Ales Belyatsky, në muajin gusht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›