BE, bllokon vizat për kosovarët me pasaporta serbe
Komisioni Evropian duket se ka gjetur metodën që edhe Serbisë t'i propozojë heqjen e vizave për udhëtimin e qytetarëve të saj në shtetet e BE-së dhe që kjo të mos vlejë për qytetarët e Kosovës, të cilët Serbia vazhdon t'i konsiderojë si pjesë të territorit të saj dhe të cilët vazhdon t'i pajisë me pasaporta biometrike. Sipas kompromisit të arritur, të cilin për të përditshmen Koha Ditore e kanë konfirmuar burimet e Këshillit të BE-së, do të propozohet që Serbisë pa kushte t'i liberalizohen vizat, pra të hyjë në të ashtuquajturen "listën e bardhë të Shengenit", por që ky liberalizim të mos vlej për qytetarët e Kosovës.
Në propozimin e Komisionit Evropian, që do të paraqitet për miratim në takimin e Kolgjeit të Komisionit, më 14 korrik në Strasburg - siç bën të ditur kjo e përditshme - pritet të thuhet që "propozimi vlen për qytetarët e Serbisë me vendbanim në Serbi, po jo edhe për qytetarët me vendbanim në Kosovë, nën Rezolutën 1244".