Obama: Bashkë mund të arrijmë progrese

Mund të arrihen "progrese të jashtëzakonshme" në disa fusha nëse punojmë së bashku. Ka qenë ky një mesazh optimist i presidentit amerikan Barak Obama i dhënë gjatë kohës që është takuar me liderin e Kremlinit, Dmitri Medvedev, pak pasi ka mbërritur në Moskë për vizitën e tij zyrtare. Presidenti amerikan ka cituar në veçanti probleme që kanë të bëjnë me sigurinë, me energjinë dhe tutelën ose kujdesjen ambientale. «Ëashingtoni dhe Moska - ka thënë ai, kanë më shumë gjëra të përbashkëta sesa diferenca , që do të çojnë në të mirë të popujve të të dy vendeve. Vizita e Obamës në Rusi përbën edhe vizitën e parë të tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë vend, dhe gjatë vizitës së tij zyrtare ai do të takohet gjithashtu edhe me kryeministrin Vladimir Putin.