E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, delegacion ne Lindjen e Mesme

Bashkimi Evropian reagon diplomatikisht ndaj krizes ne Gaza.

Ministri i Puneve te Jashtme te Republikes Ceke, vend i cili ka marre presidencen e BE-se, do te shkoje te dielen ne Lindjen e Mesme me objektiv mundesimin e armepushimit dhe dhenien fund te sulmeve ndaj viktimave te pafajshme.

Karel Schwarzenberg do te jete kreu i nje delegacioni, ne perberje te te cilit eshte edhe Havier Solana, shefi per politiken e Jashtme ne BE e diplomate te njohur evropiane, si Bernard Kouchner e Carl Bildt.

Delegacioni do te shkoje ne Kajro, Tel Aviv, Ramallah e Amman per te zhvilluar takime te nivelit te larte.

Te henen presidenti francez Sarkozy do te shkoje ne Egjipt, Bregun Perendimor dhe Izrael dhe te marten ne Siri e Liban.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›