E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE dënon sulmin ndaj ICO-së në Prishtinë

Franca, shtet kryesues i Bashkimit Evropian, ka dënuar ashpër shpërthimin që ka ngjarë të premten në oborrin e Zyrës së Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Prishtinë. "Kryesia e Këshillit të Evropës dënon ashpër këtë sulm", thuhet në një komunikatë për media.Në komunikatë po ashtu potencohet vendosmëria e Bashkimit Evropian që, nëpërmjet misionit EULEX - i cili është duke u vendosur në Kosovë - të punojë në ndërtimin e një shteti ligjor, për të mirën e të gjithë banorëve të Kosovës.Edhe ambasadorja e SHBA-ve në Prishtinë, Tina Kaidanow e ka dënuar sulmin ndaj Zyrës së Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, dhe ka bërë thirrje që kryesit e kësaj vepre të sillen sa më parë para drejtësisë. Kaidanow, po ashtu i ka bërë thirrje të gjithë atyre që janë të kyçur në bisedimet politike në Kosovë, të jenë të kujdesshëm me retorikën që përdorin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›