E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clark: Mos dorëzoni veriun e Kosovës

Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë të përkrahin pavarësinë e Kosovës. Ai po ashtu ka thënë se, nuk do ta dorëzonte pjesën veriore të Kosovës dhe nuk do të merrej me Luginën e Preshevës. Në një intervistë për RTV21, Clark ka vlerësuar se administrata e re amerikane e di mirë rëndësinë e Ballkanit, që sipas tij, është i rëndësishëm jo vetëm për siguri dhe stabilitet në Evropë por edhe në përparimin e paqes dhe demokracisë në rajon. "Mendoj se do të ketë një përkujdesje të re nga Shtetet e Bashkuara për të plotësuar lidershipin evropian në Ballkan. Mendoj se do të shihni një përkujdesje të re të Amerikës rreth marrëveshjeve paqësore të Daytonit, siç ka ndodhur në Bosnje, dhe mendoj se do të shihni një fokusim të ri ndaj Kosovës dhe në marrëdhëniet që ajo ka me shtetet tjera në Ballkan", ka thënë Clark.
Ai po ashtu ka thënë se, "Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë rrugën e dy administratave të fundit, do të vazhdojë të përkrahë pavarësinë e Kosovës, dhe të inkurajojë fqinjët e Kosovës që të punojnë me shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri gjithashtu, me qëllim të krijimit të lidhjeve të politikave ndërkombëtare me Ballkanin", që sipas tij, është një gjë e mirë për të njerëzit, për të gjitha vendet e ndryshme kudo në Ballkan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›