E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX në Kosovë më 2 dhjetor

Gazeta vojvodinase "Dnevnik" shkruan sot se misioni evropian Euleks më 2 dhjetor do të fillojë misionin në Kosovë, pavarësisht rezultatit të negociatave. Gazeta "Dnevnik" e Novi Sadit thirret në burime të larta të Bashkimit Evropian në Bruksel. "Në rast edhe të mos ketë marrëveshje në Nju Jork, atëherë Euleks do të fillojë me punë më 2 dhjetor në pjesën të banuar me shumicë shqiptare në Kosovë, ndërsa në enklavat serbe në Veri dhe zona tjera do të vazhdojë prania dhe misioni i UNMIK-ut", shkruan gazeta. Gjithashtu bëhet e ditur se përfaqësuesi i lartë i BE-së, Havier Solana pritet që me anë të një letre të njoftoj presidentin Fatmir Sejdiu për fillimin e misionit Euleks. "Dnevnik" në numrin e sotëm shkruan se serbët sërish kanë marrë garanca për sigurinë e tyre në Kosovë nga ana e OKB-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›