E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE dhe FMN mosmarreveshje mbi Greqine

Ministrat e financave të Gjermanisë dhe Francës kanë afirmuar se do të përpiqen t’i lirojnë fondet Greqisë deri në fund të muajit nëntor, por ndërkohë shprehen se ndërsa ekonomia botërore po dobësohet objektivi i Greqisë për uljen e borxhit deri në vitin 2020 mund të jetë i pamundur.   
Në konferencën e përbashkët për shtyp në Bruksel Pierr Moskoviçi dhe Ëolfgang Shauble kanë thënë se ministrat e eurozonës kanë sugjeruar se Athinës duhet t’i shtyhet afati deri në vitin 2022 për ta ulur borxhin e saj publik në nivel të qëndrueshëm në 120% të PBB, pasi më parë ky objektiv do të jetë tepër ambicioz dhe ndoshta i parealizueshëm. Por kjo ka çuar në një përplasje me FMN. Drejtoresha e Fondit Christine Lagarde ka këmbëngulur se objektivi i borxhit për Greqinë duhet të mbetet viti i përcaktuar deri në 2020 dhe nuk mund të shtyhet. 
Një tjetër konflikt mes Eurozonës dhe FMN mbetet edhe çështja se si qeveritë e eurozonës duhet të anulojnë disa pjesë të borxhit grek për ta bërë atë më të menaxhueshëm. Zyrtarët e FMN-së kanë ushtruar presion për një "prerje" të borxhit grek, ndërsa Gjermania, kontribuuesi më i madh për fondin e shpëtimit në eurozonë, ka kundërshtuar me forcë  dhe  e ka konsideruar atë si të paligjshëm.
Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se dëshiron ta mbajë Greqinë në Eurozonë por është e vendosur të shmangë humbjet për taksapaguesit gjermanë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në shtator të 2013-ës. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›