E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet nje kufome 25 milje larg bregdetit te Durresit

25 milje larg bregdetit të Durrësit është konstatuar një kufomë nga një peshkarexhë në det. Lajmi është bërë i ditur nga kapiteneria e portit të Durrësit ndërsa nxjerrja e kufomës në bregdet është bërë e mundur falë anijes së gatshme të Rojës Bregdetare “R-117”. Sipas njoftimit te ministrisë së mbrojtjes operacioni i kërkimit zgjati rreth tre orë dhe përfundoi me gjetjen e një trupi të pajetë të seksit femër. Për procedimin e mëtejshëm me qëllim identifikimin e personit, si dhe të detajeve të tjera lidhur me këtë ngjarje, janë duke punuar ekspertët e Policisë së Qarkut të Durrësit. Nga të dhënat e policisë mësohet se kufoma e seksit femër ndodhet në morgun e spitalit të Durrësit dhe trupi është tërësisht i dekompozuar duke krijuar vështirësi në identifikimin e saj . Nuk dihet ende nëse trupi i pajetë ka shenja dhune apo jo ndërkohë që kanë nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›