E Shtunë, 31 Tetor 2026

I derguari i Gaddafit ne Greqi

Takimi ishte kerkuar nga kryeministri i Libise Al-Baghdadi Ali Al-Mahmudi nje dite me pare ne biseden telefonike me Papandreun. Misionari libian mberriti ne Athine me avion nga Tunizia ku kishte kaluar ne rruge tokesore nga Libia e perfshire ne lufte. Nga te thenat e te derguarit te Libise duket se edhe regjimi kerkon zgjidhje. shte e nevojshme nje perpjekje serioze per paqen dhe stabilitetin ne rajon deklaroi pas takimit ministri i jashtem grek Dhimitris Dhrucas.

Sipas ministrit pala greke i perseriti te derguarit te Gaddafit mesazhin e qarte te komunitetit nderkombetar per respektim te vendimeve te OKB-se dhe pushim te menjehershem te zjarrit. Heshtje e plote u mbajt nderkohe rreth mesazhit te mbartur nga misionari i regjimit te Tripolit i cili do te vazhdoje sot kontaktet e tij ne Turqi dhe ne Malte. Spekulime nderkohe thone se kolonel Gaddafi negocion largimin e tij jashte vendit me kusht qe te mbeten ne pushtet bijte e tij.

Autor Niko Anagnosti

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›