E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE dhe NATO premtojne ndihma per Shqiperine

Nga Express me 05 dhjetor 2010 ne ora 1405

Permbytjet ne Shqiperi jane shtrire ne gjithe vendin. Zonat me kritike mbeten Shkodra dhe pjeset veriore ku jane evakuuar deri tani rreth 11.000 persona.

Bashkimi Evropian dhe NATO i kane premtuar ndihma Shqiperise per tejkalimin e gjendjes se rende. Solidariteti u konfirmua ne takimin e sotem ne Tirane te Ministrit te Jashtem Edmond Haxhinasto me ambasadoret e vendeve anetare te BE dhe te NATO-s te akredituar ne Shqiperi.

Greqia Italia dhe Austria jane vendet e para te BE qe i jane pergjigjur menjehere kerkeses se Shqiperise per ndihme ne menaxhimin e situates se rende te shkaktuar nga permbytjet ne qarkun e Shkodres.

Sot ne mengjes kane mberritur nga Turqia helikoptere transporti per evakuimin e popullsise ne zonat e izoluara nga permbytja. Nje pakete e menjehershme ndihmash ka mberritur edhe nga Kosova. Ministria e Jashtme ben te ditur se ne takimin e Ministrit te Jashtem Edmond Haxhinasto me ambasadoret e vendeve te BE-se dhe perfaqesuesit e NATO-s Shqiperise i jane premtuar ndihma. Haxhinasto i ka informuar te pranishmit per nevojat jetike qe kane banoret ne zonat e permbytura ne qarkun e Shkodres dhe te Lezhes per te dale nga situate e rende.

Sipas njoftimit kerkesat e Shqiperise per ndihme emergjente nga vendet e BE jane per varka per shperndarjen e ushqimeve dhe medikamenteve mjekesore pasi niveli ne lagjet e permbytura te Shkodres ka arritur ne 3 metra. Po keshtu emergjente jane edhe cadrat per strehimin e banoreve shtepite te cileve jane te permbytura. Reshjet e shiut kane pushuar sot por hartes se zonave te permbytura iu shtuan edhe fshatrat prane lumit Vjosa ne qarkun e Vlores. /dw/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›