E Shtunë, 31 Tetor 2026

Normalizohet trafiku ajror ne Spanje

Nga Express me 05 dhjetor 2010 ne ora 1720

Pas perfundimit te greves se piloteve gjendja e qarkullimit ajror ne Spanje eshte normalizuar. Te shtunen pasdite ne aeroportet e medha te Madridit Barcelones Palma de Mallorca-s dhe Ishujve Kanare nisen serish fluturimet e aeroplaneve. Ministri i Brendshem Alfredo Perez Rubalcaba tha ne Madrid se gjendja do te normalizohet plotesisht diten e hene. Pilotet spanjolle lane diten e premte punen ne menyre spontane per te protestuar kunder nje rregulli te ri qe ka te beje me kohen e punes se tyre. Qeveria spanjolle vendosi diten e shtune per here te pare pas 35 vjetesh te rrezimit te diktatures se Francos gjendjen e alarmit. Ushtria mori kontrollin mbi pultin e komandimit. Pilotet u kercenuan se do te gjykohen sipas ligjeve ushtarake nese nuk i japin fund greves. Me fillimin e pasdites pilotet u kthyen ne sherbim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›