E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytje edhe ne Maqedoni

Nga Express me 05 dhjetor 2010 ne ora 1616

Ne pjesen perendimore te vendit eshte zgjeruar harta e permbytjeve sidomos ne zonat rreth lumit Vardar ne afersi te Tetoves.

Niveli i ujit te lumit Vardar ne oret e hershme te mengjesit eshte rritur edhe per 15 centimetra ne krahasim me diten e kaluar. Si pasoje e kesaj uji ka depertuar edhe ne disa shtepi dhe objekte ne Jegunovce dhe Raotince me crast jane permbytur mbi 500 hektare toke ndersa ne mbi 50 shtepi ka depertuar uji raporton korrespodenti i agjencise se lajmeve INA.

Bujqit e kesaj zone kane shprehur shqetesime per shkak te demtimeve qe kane pesuar me te mbjellurat e tyre. Pjesetare te Armates se Maqedonise sot kane nderhyre ne zonen e vershuar dhe se po kryejne operacione per sigurimin e zones nga vershimet qe mund te zgjerohen.

Vershime jane regjistruar edhe ne pjesen lindore te vendit pas daljes nga shtratit te lumit Bregallnica. Ne kete zone gjithashtu jane demtuar disa hektare toke dhe se uji ka depertuar edhe ne shume vendbanime rurale.

Reshjet e shiut kane shkaktuar veshtiresi ne aksin rrugor drejt kufirit me Bullgarine nga shembja e dheut ne aksin rrugor Dellcev-Kocan. Ekipet e ndermarrjes 147Rruget e Maqedonise148 kane dale ne terren dhe po bejne pastrimin e ketij aksi rrugor i cili eshte hapur per qarkullim vetem ne nje korsi.

Qeveria ka rritur masat e sigurise dhe gatishmerine per te evituar krizen e mundshme nga vershimet qe mund te kanosin rajonin e Maqedonise Perendimore dhe Lindore. Drejtoria per Mbrojtje dhe Shpetim beri te ditur se gjendja rreth vershimeve po shkon drejt permiresimit. INA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›