E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE dhe Rusia: Plani i Ananit shmang luftën civile

Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy tha se Moska dhe Bashkimi Evropian janë “plotësisht dakord” se plani i paqes i ndërmjetësuar nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe, Kofi Anan i jep mundësinë më "të mirë" shmangies së luftës civile në Siri.

Duke folur të hënën në samitin e BE-së dhe të udhëheqësve rusë në qytetin rus të Shën Petërsburgut, Rompuy tha se është thelbësore që BE dhe Moska punojnë së bashku për të zgjidhur krizën siriane.

Perëndimi ka kritikuar qëndrimin e Rusisë mbi Sirinë pasi Moska refuzoi të mbështesë masat e ashpra kundër qeverisë siriane në përgjigje të masakrës së muajit të kaluar ku u vranë më shumë se 100 njerëz në Houla.

OKB-ja dhe shtetet perëndimore kanë akuzuar forcat pro-qeveritare për vrasjen. Moska është një aleat i vjetër dhe furnizues me armë i regjimit sirian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›