BE do shqyrtojë enciklopedinë maqedonase

Bashkimi Europian kërkon informacione shtesë për përmbajtjen e enciklopedisë maqedonase ndërsa pritet që të ketë edhe reagime nga përfaqësues të këtij organizmi të lartë në ditët në vijim, para publikimit të raportit të KE-së. Lajmi është bërë i ditur nga burime diplomatike nga Brukseli. Për këtë çështje Bashkimi Europian ka marrë në shqyrtim enciklopedinë e re të hartuar nga Akademia e Shkencave në Maqedoni e cila ka krijuar jo pak reagime si nga përfaqësues të komunitetit shqiptar në Maqedoni, por edhe në vende të tjera të rajonit, ndër të cilët edhe Shqipëria. Partitë shqiptare në Maqedoni presin reagime të tilla nga Brukseli zyrtarë , duke vlerësuar se enciklopedia maqedonase është goditje e rëndë mbi karakterin multietnik të shtetit. Siç bëhet e ditur nga burimet mediatike, aktualisht BE është duke analizuar përmbajtjen e enciklopedisë e cilësuar nga disa si kundershtuese dhe që ka nxitur reagime të fuqishme tek opinioni shqiptar.