E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, nis boshatisja e "xhunglës" së refugjatëve

Policia franceze ka nisur mëngjesin e së martës operacionet për boshatisjen dhe çmontimin e banesave në të ashtuquajturën "xhungla" e Calaisit. Bëhet fjalë për zonën e gjerë me rërë në afërsi të portit francez në afërsi të La Mansh-it, ku strehohen qindra emigrantë klandestinë që tentojnë të arrijnëe ilegalisht në Britani. Operacioni në fjalë, i njoftuar që javën e kaluar nga ministri francez për Emigracionin Eric Besson, është kritikuar jashtëzakonisht nga organizatat humanitare. Fëmijët ishin ndër ata që u ndaluan nga forcat policore ndërsa ndërhynë për të mbyllur kampin e refugjatëve, për të cilin qeveria thotë se shërben si një magnet për elementët kriminalë dhe për kontrabandistët. Rreth 200 persona, ndër të cilët edhe shumë të rinj u arrestuan nga policia, pasi u përleshën me forcat e rendit për të parandaluar shëmbjen e kampit dhë dëbimin e tyre. Protestuesit akuzuan policinë se po vepronte pa të drejtë dhe pa dinjitet, madje shumë prej tyre kanë derdhur lot dhe kanë kundërshtuar largimin nga kampi. Por më herët, Ministri francez i Imigracionit, Eric Besson tha se kjo ishte masa thelbësore për të rivendosur sundimin e ligjit. "Nëse kjo është Franca, atëherë është e kalbur. Është e neveritshme", tha një protestues. Nga përleshjet të paktën një person është plagosur lehtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›