Euro nuk ndalet ndaj lekut,u këmbye me 134

Vazhdon zhvlerësimi i lekut kundrejt euros. Ndërsa ditën e hënë një euro shitur me 134 lekë, në pikat e këmbimit valutor monedha europian ka fituar një tjetër rritje.
Ekspertët thonë se ky vlerësim i euros vjen si rezultat i disa faktorëve të ndryshëm. Omer Stringa dekani i fakultetit Ekonomik shprehet se ndryshimi i këmbimit valutor në vendin tonë vjen si rezultat i rritjes së importit ndaj vendeve perëndimore dhe uljes së eksportit. Ulja e prurjes se sasisë së euros prej emigrantëve është një tjetër faktor ndikues në prishjen e ekuilibrit euro-lekë.
Më tej Stringa shpjegon se forcimi i pozitave të euros ndikon drejtpërdrejt tek bizneset duke rritur kostot e tyre. Sipas tij për të vendosur një ekuilibër dhe për të stabilizuar gjendjen duhet ndërhyrja e Bankës Shqiptare e cila deri në këto momente ka qendruar pasive. Parashikimi i dekanit të fakultetit të Ekonomisë është se euro do të vazhdojë të forcojë pozitat e saj nëse nuk rritet eksporti dhe të ulet importi.