E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE do trajtoje ceshtjen e te drejtave te njeriut ne Kine

Bashkimi Evropian do te trajtoje ceshtjen e te drejtave te njeriut ne Kine gjate nje samiti te ardhshem te parashikuar per me 6 tetor BE-Pekin. Lajmi u deklarua diten e marte nga Komisioni Evropian duke theksuar se komuniteti nderkombetar kishte shpresa dhe pritshmeri te larta lidhur me ceshtjen.

Ka pritshmeri te larta ne shkalle nderkombetare qe Kina te jete ne linje te drejte dhe ne perputhje me normat e ndjekura nderkombetarisht per ceshtjen e te drejtave te njeriut theksoi para deputeteve evropiane te mbledhur ne Strasburg Komisioneri i BE-se per Tregtine Karel De Gucht.

Edhe pse kemi hasur mosperputhje te konsiderueshme eshte shume e rendesishme qe e diskutojme mbi te Drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor gjate samitit te ardhshem te parashikuar per ne tetor theksoi De Gucht. Kjo ceshtje qe pritet qe te trajtohet nga BE-ja mund te shkaktoje perplasje diplomatike me Kinen pasi shteti me i fuqishem aziatik ne bote nuk i ka mirepritur asnjehere nderhyrjet ne politikat e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›