Te marten e ardhshme emri i pasardhesit te vendit
Koreja e Veriut
Koreja e Veriut thote se nje konference e rendesishme e Partise Komuniste ne pushtet do te mblidhet me ne fund te marten e ardhshme. Ajo ishte shtyre pa ndonje shpjegim qe nga fillimi i shtatorit. Ky eshte evenimenti i pare i ketij lloji qe nga 1980 kur udheheqesi aktual shteteror Kim Jong Il u caktua si pasuesi i babait. Mendohet se mbledhja e javes se ardhshme do te hape rrugen qe djali me i vogel i z. Kim Kim Jong Un te marre postin e udheheqesit te Korese se Veriut. Kim Jong il dihet se eshte i semure. Djali i tij i cili mendohet se eshte nen moshen tridhjete vjecare ka qene shume pak i ekspozuar politikisht.