E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE duhet të vendosë prioritetin e 13: Të bëhemi qytetarë

Tiranë- Dita e Verës dëshmoi edhe njëherë në mënyrë demonstrative nivelin e edukatës qytetare të shqiptarëve. Në të gjithë artikujt që ne shkruajmë, shtetasve të republikës sonë u drejtohemi si qytetarë. Por në fakt ajo që u demonstrua në 14 Mars në Elbasan, Tiranë e gjetkë nuk ka asnjë lidhje me të qënit qytetar.

Këto foto janë bërë në qytetin e Elbasanit dhe lëndinat e kodrave të ullishtave përreth, ku çdo ditë feste të 14 Marsit, me nder-qytetarët festuan, hëngrën, pinë e kërcyen. Dhe ajo që lanë pas ishte një katrahurë e vërtetë mjedisore. Qese, shishe, kanaçe, bidona, kocka, arka vere e birre. Ishtë një një mjedis që i përngjasonte një sheshi ku ka qenë ngritur një kamping ushtrie osmane.

Askush nuk ka denjuar të marrë me vehte qesen e tij të mbeturinave, për ta lënë vendin të pastër ashtu siç e gjetën. Në gjendje skandaloze ishte edhe vetë qyteti i Elbasait dhe parqet e lulishtet e tij, të cilat ishin mbuluar të tëra nga mbeturinat.

E njëjta skenë u krijua edhe në Tiranë. Bulevardi Dëshmorët e Kombit, pasi u pushtua nga mijëra njerëz, u mbulua nga mbeturina të shumllojshme, pasi me nder-qytetarët hanin e si të babëzitur e hidhnin përtokë çdo lloj ambalazhi.

Ne jemi duke trokitur në derën e BE-se për të marrë statusin e vendit kandidat, me shpresën se do të bëjmë hapa përpara në procesin e integrimit. Por do të qe mirë, që para së te plotësonim kriteret politike, ekonomike e ligjore, BE të na vendoste një kriter më të rëndësishëm se këta, më të rëndësisëm se 12 prioritetet e famshme për të cilët po luftohet sot: Ne duhet të jemi më parë njerëz të edukuar, të jemi më parë qytetarë, dhe pastaj të bëhemi qytetarë europianë.

Përtej tërë histerisë nacionaliste me karakter kombëtar që kulmon me shprehjen O sa mirë me qenë shqiptar, unë dua ta them me plot gojën, se kur shikoj këto skena, më vjen shumë turp që jam shqiptar. Nuk ka këtu asgjë krenare veç ndjenjës së pafund të turpit dhe neverisë kolektive për këtë mungesë skandaloze të edukatës.

Është padyshim ky nivel edukate që reflektohet edhe në shkakrimin e mbeturinave nëpër lumenj. Kemi pa asnjë diskutim i vetmi vend në Europë, që shkarkojmë në lumë, me koshiencën tonë, mbeturinat e qytetit. Ky nivel edukate që reflektohet në plazhe ku ne hedhin ç’te kemi në dorë, në trotuare e kudo.

Mentor Kikia /IDEA

NDOTJA PLEHRA-A PLEHRA-B MBETURINA-A MBETURINA-B MBETURINAT NDOTJA-PERRENJTE-A PLEHRA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Obama për njohjen e Palestinës / Amerika do të vendosë veton Gjatë një takimi të zhvilluar të merkuren në mbrëmje në...
  2. 21 janari, Mcllwham: Drejtësia s’duhet të vonojë, mbështesim hetimin Tiranë- Ambasadorja e Britanisë, Fiona Mcllwham, vetëm 2 ditë nga...
  3. Intelektualët e pushkatuar, Berisha: Akt i pashembullt që s’duhet përsëritur Tiranë- Dita e Kujtesës ka mbledhur së bashku në ambjetet...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›