E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronat e gjyqtarit Konomi, avokati i famijes Toptani falsifikoi dokumentët

Tiranë- Përfaqësuesi ligjor i famijes Toptani ka falsifikuar dokumentët teksa ka tentuar të përfitojë padrejtësisht qindra hektarë tokë që i takonin me ligj familjes Konomi.

Prokuroria ka zbardhur dosjen për Qemal Mullën personi që përmes falsifikimit të dokumenteve i ka prezantuar ato në gjyq duke kërkuar të marrë tokë që i takonin me ligj familjarëve të gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomit.

Gjyqtari Konomi u vra 7-muaj më parë në qëndër të qytetit të Vlorës nga një shpërthim eksplozivi në automjetin e tij.

Sipas prokurorisë Mulla ka falsifikuar dokuemntet e pronësisë duke i paraqitur edhe në proceset gjyqësore, dokumente që flisnin në favor të familjes Toptani. Ndërkaq që prej muajit shtator kur ndodhi tragjedia ende nuk ka asnjë autor të arrestuar për vrasjen e Konomit.

Historia e pronave të familjes Konomi

Në qershorin e vitit të shkuar pas një sërë gjyqesh familja e Skerdilajd Konomit kishte fituar të drejtën e pronës nga Gjykata e Lartë. Janë qindra hektarë tokënë zonën e Gjirit të Lalzit dhe Hamallaj. Ndërkohë që gjyqtari Konomi po përpiqej që të bënte regjistrimin e pronës në Hipotekë, pak ditë para se të vritej. Hektarët e tokës që iu kthyen trashëgimtarëve të Miltiadh Shallvarit, paraardhës i Skerdilajd Konomit, dhe historiku gjyqësot i tyre nis që në vitin 1993. Në atë kohë Shallvari ia kishte lënë trashigimi pronën bashkëshortes së tij italiane. Sllava Maria Ljubica Lampo pronën ia kisht dhënë për 99 vite në përdorim një shoqërie italiane, shoqërisë E.I.I.A. Por më vonë ky testament u shpall i pavlefshëm nga gjykata.

Më pas mbi bazën e ligjit “Mbi konfiskimin e pasurive të shtetasve italianë dhe gjermanë të ndodhura në Shqipëri”, prona i është sekuestruar Shoqërisë italiane E.I.I.A dhe ka kaluar në pronësi të shtetit shqiptar.

Këtu trashëgimtarët e Miltiadh Shallvarit kërkuan të drejtën e pronës në gjykatë e cila iu dha me vendimin e 14 qershorit 2011.

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›