Hapen hetimet për Spahiun: Tubime jashtë vendit me paratë e KLD?
Tiranë- Pas kallëzimit të bërë nga komisioni parlamentar hetimor për veprimtarinë e ish nënkryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu, prokuroria njofton se ka marrë në konsideratë kërkesën dhe ka nisur hetimet për të verifikuar pretendimet e komisionit. Çështja është marrë për sipër të hetohet nga njësia Task Forcë, kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit.
Komisini hetimor ka kërkuar hetimin penal për shpërdorimin e detyrës dhe burimeve financiare të KLD-së për llogari të aktiviteteve që nuk lidhen e veprimtarinë e Spahit si nënkryetar i KLD. Komisioni ka parasysh këtu udhëtimet e Spahiut në shumë vende të botës për të organizuar tubime me karakter politik me emigrantë shqiptarë, të cilat sipas komisionit janë bërë me fondet e KLD. Komisioni konkludoi edhe në disa përfundime të tjera, por që nuk janë përfshirë në padinë për ndjekje penale, pasi sipas deputeteve nuk kanë karakter penal.
Një konkluzion i mundshëm i prokurorisë në dëm të Spahiut është një pengesë serioze për ambicjet e tij politike në drejtimin e Aleancës Kuqezi.
Ndërkohë AKZ reagoi pas padisë dhe vendimit të prokurorisë për të hapur hetimet duke thënë se Berisha dhe Topalli po kërkojnë t’i mbyllin gojën nacionalizmës shqiptare. Nëpërmjet këtij akti të fundit në prag të largimit të përjetshëm nga politika, Kryeministri Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kërkojnë t’i bëjnë gjyq nacionalizmit shqiptar, kërkojnë që ne të mos flasim për Shqipërine dhe shqiptarët. Ata kërkojnë që ne të mos mbrojme integritetin territorial, ata kërkojnë që ne të heshtim kur shitet kombësia, kërkojnë që ne të heshtim kur Kushtetuta shkelet nga shteti dhe kërkojnë që ne të heshtim kur Athina zyrtare ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë. Me keqardhje zonja dhe zoterinj ju njoftojmë që të drejtën për tu shprehur nuk ka shtet që ja mohon më shiptarëve. Pas denoncimit të një sër aktesh të padenja të qeverisë dhe lëshimesh pa kushte të integritetit teritorial, sovranitetit dhe identitetit kombetar, perdhunimi të eshtrave të të parëve, cënimit të simboleve, dhe shitjes së shtetësisë, nuk kish si të ndodhte ndryshe mes denoncuesit dhe te akuzuarit. Ky është akti i fundit i turpshëm i një qeverie të cilës i kanë mbetur edhe pak muaj për tu larguar thuhet ne deklaratën e AKZ.
Shkrime të tjera me interes:
- Spahiu përdori financat e KLD-së për Aleancën Kuq e Zi” Tiranë- Komisioni hetimor për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik...
- “Hetim për Spahiun”, mazhoranca miraton ngritjen e Komisionit Tiranë- Ngritja e Komisionit Hetimor për nënkryetarin e KLD-së, Kreshnik...
- Akuzat e Alibeaj, reagon Spahiu: Kam zbatuar detyrën, KLD e hapur për informacion Tiranë- Dera e KLD-së është e hapur për informacion por...