BE e OSBE kundër bojkotit të PSsë
Një ditë pasi Edi Rama deklaroi në cilësinë e kryetarit të rizgjedhur të Partisë Socialiste se kjo forcë politike nuk do të futet në parlament pa u plotësuar kushtet e saj, faktori ndërkombëtar rreshtohet edhe njëherë kundër bojkotit duke ripërsëritur qendrimin se debati politik duhet zhvilluar brenda institucioneve dhe jo jashtë tyre. Pa kaluar 24 orë nga këto deklarata, kundër bojkotit janë shprehur përfaqësuesit e dy institucioneve më të rëndësishme të BE–së, Asambasadori i Komisionit Europian Lohan dhe ai i OSBE –së, Bosh.
Gjatë një takimi të zhvilluar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Ilir Meta, Bosh ritheksoi domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së PS–së në Kuvend. Ndërsa tha se pretendimeve të saj për manipulime u është dhënë përgjigje nga institucionet e certifikimit të zgjedhjeve.
Në një tjetër dalje publike, Ambasadori i Komisionit Europian, Helmut Lohan ka rikonfirmuar qendrimin e Brukselit se futja e opozitës në parlament është e vetmja rrugë për konsolidimin e institucioneve demokratike.
Lohan “Komisioni Europian e ka shprehur qartë qendrimin e tij se debati politik zhvillohet brenda institucioneve demokratike.”
Vendimi i Ramës për të bojkotuar parlamentin nuk gjeti që në krye të herës mirëkuptimin e ndërkombëtarëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës dhe mjaft institucione ndërkombëtare e përfaqësues të tyre e kanë bërë të qartë qendrimin e tyre kundër braktisjes së parlamentit.