BE i kerkon Kosoves zgjedhje te lira dhe te ndershme
Bashkimi Evropian kerkon nga autoritet kosovare qe te marrin masat per zhvillimin e lire dhe korrekt te zgjedhjeve parlamentare.
Kerkojme nga te gjitha partite politike qe te sigurojne nje proces te lire dhe korrekt zgjedhor ne te cilin secila vote numerohet ka thene permes nje deklarate per media kryetarja e misionit vezhgues te Parlamentit Evropian Doris Pak.
Gjithashtu vezhguesit evropiane inkurajuan popullin e Kosoves qe te marre pjese ne zgjedhje.
Vemendja kryesore eshte perqendruar tek pjesemarrja ne votime e serbeve te veriut te cilet kane paralajmeruar per bojkot. Agjencia Reuters raporton se fundmi se ata nuk po dalin ne votime duke zbatuar keshtu urdhrin e Qeverise se Serbise.