Kur xhironte Viktor Stratoberdha
Kalvari i jetes se njerit prej pioniereve te kinematografise shqiptare eshte sjelle dje ne vemendje gjate nje veprimtarie te organizuar nga Arkivi Qendror Shteteror i Filmit. Me rastin e 85-vjetorit te lindjes se regjisorit si dhe 10-vjetorit te ndarjes nga jeta u shfaqen tre filma dokumentare te realizuar prej tij Pushime te gezuara Urime shoke studente si dhe Pse keshtu realizimi i fundit filmik i tij qe i takon vitit 1956. U paraqit edhe katalogu Viktor Stratoberdha 13 muaj kineast botim i AQSHF-se hartuar nen kujdesin e regjisorit Kristaq Dhamo
Kur i thone te pergatitet se do te shkoje per te studiuar per kinoregjisure kundershton Nuk e bej dot. Skam as idene me te vogel te ketij zanati. Hajt se e ben ti e ben - i pergjigjen. Je me kulture frengjisht di vishesh mire je me gusto. Ja keto duhen per kete zanat. Kaq u desh dhe u vendos. Ne vitin 1948 23-vjecari Viktor Stratoberdha niset drejt Rusise per te studiuar ne Institutin moskovit te kinematografise VGIK. Ishte pjese e atij brezi te rinjsh shqiptare qe ne vitet e para te clirimit u derguan ne Bashkimin Sovjetik ne vende te tjera te demokracise popullore per studime te larta. Edhe ai me pare partizan pati te njejtin fat e sic thote regjisori Kristaq Dhamo kjo dege ka qene e qelluar. Ne dy vitet e para mesimore 48-lsquo50 ka pasur pedagog Gerasimovin nje nder regjisoret ruse me te njohur te kohes ndersa ne te tretin e deri ne fund Jutkevicin i cili e zgjodhi edhe si asistent regjisor te filmit Skenderbeu. Dhe nuk e beri kete vetem se Viktori dinte rusisht. Por duke ndjekur me vemendje ecurine e tij si student cmoi me shume tek ai zellin e kulturen. Me te njejtin film Skenderbeun Stratoberdha mbrojti edhe diplomen... Deri ketu gjithcka ne rregull. U kthye ne Shqiperi ne vitin 1955 pas afro shtate vitesh studimesh e pervoje kinematografike ne moshen 30-vjecare. Eumlndrrat i kishte te shumta. Deri ne prill te vitit 1956 per vetem 13 muaj nga dita e fillimit te punes si regjisor xhiron dy filma dokumentare si dhe nje kinofejton film artistik te shkurter me dy akte i cili nuk e pa driten e projektimit. Ne prill te 56-s Viktori perjashtohet nga partia dhe i mbyllet pergjithmone dera e Kinostudios. Duke munguar per nje kohe te gjate ai gjeti ne Shqiperi nje atmosfere servilizmi frike dhe terrori. Ai vuri re se kasta udheheqese e pat polarizuar jeten e partise duke e veshur veten me prepotence fodulle luks dhe bollek e duke lene per popullin e thjeshte varferine. Viktori u bashkua me zell me grupin e mirenjohur qe nga salla e Konferences se Partise te Tiranes do te drejtonin gishtat e akuzes mbi Enver Hoxhen dhe rrethin e tij te pushtetareve. Konferenca ishte perplasja e pare e te gjithe ne ish-partizaneve komuniste idealiste me nje realitet qe kishte zhgenjyer endrrat tona rinore qe na bene te dilnim malit per clirimin e Shqiperise. Aty te gjithe ata qe nuk donin te talleshin me synimet e tyre liridashese dhe demokratike i bene atentatin e pare kultit te individit polarizimit dogmatizmit dhe sektarizmit enverian ka thene ai. Por me kete pjesemarrje ai nenshkroi fundin e tij si regjisor. Viktori jetoi vetem 13 muaj jete arti kinematografik
Vete regjisori ka shkruar Ma merr mendja qe duhet te jete nje rast teper i vecante dhe unikal ne rruzullin tokesor qe nje regjisor duke qene menderisht dhe fizikisht teper ne rregull te kete nje jetegjatesi kaq te shkurter. Vetem ne diktature si kjo e jona e qe bota sarrin e sdo tarrije ta kuptoje ndodhin keto fenomene. Menjehere pas Konferences ai iu nenshtrua nje internimi te gjate. E ashtu si ndodhte shpesh diktatura e lejoi edhe per ca kohe te punonte ne sferen e artit edhe pse ne internim. Viktor Stratoberdha u internua ne Berat ku fillimisht e emerojne si pergjegjes te kinemase e me pas si regjisor te Estrades se Beratit. Estrada ishte nje gjini tjeter delikate nga pikepamja ideologjike vecanerisht nga pozitat e mia. Vazhdimisht dhe vazhdimisht kam qene nen presionin e nje autocensure te skajshme por nga ana tjeter desha te beja edhe pak art. Pikesynimi im gjate gjithe kohes ne kete detyre ka qene per te krijuar nje fizionomi te vecante te krijoja nje estrade sui generis qe te dallohej menjehere se eshte ajo e Beratit. Dhe me duket se ia arrita duke gjetur dhe zhvilluar parodine muzikore shkruan ne nje leter Viktori. Dhe vertet me te skena e Beratit kurre me pare nuk kishte mbajtur shfaqje kaq elegante e te zhdervjelleta. Pas kesaj Viktorin e largojne nga skena dhe e dergojne per pune te renda fizike deri ne burgimin e tij qe mori fund vetem ne prag te ndryshimeve te viteve lsquo90. Edhe periudha e pasburgut nuk ishte aspak e lehte per te. Provoi emigracionin fillimisht ne Greqi e me pas ne Kanada ku edhe nderroi jete ne vitin 2000 ne moshen 75-vjecare.
Kalvari i jetes se njerit prej pioniereve te kinematografise shqiptare eshte sjelle dje ne vemendje gjate nje veprimtarie te organizuar nga Arkivi Qendror Shteteror i Filmit. Me kete rast u shfaqen tre filma dokumentare te realizuar prej tij Pushime te gezuara realizim i vitit 1955 qe zgjat 15 minuta Urime shoke studente 1955 kohezgjatja 10 minuta si dhe Pse keshtu realizimi i fundit filmik i tij qe i takon vitit 1956 me nje kohezgjatje prej 7 minutash. Gjithashtu u paraqit per te ftuarit miqte e dashamiresit e Viktor Stratoberdhes edhe katalogu Viktor Stratoberdha 13 muaj kineast botim i AQSHF-se i hartuar nen kujdesin e regjisorit Kristaq Dhamo. Botimi dhe veprimtaria vijne ne kuader te 85-vjetorit te lindjes dhe 10-vjetorit te ndarjes nga jeta te regjisorit te pare te filmit shqiptar.