Policia Shkak u be erresira
Roberti Vilsoni Kasandra dhe Nertila perkatesisht 12 10 8 dhe 6 vjec u ndane nga jeta naten mes 10 dhe 11 nentorit. Sipas policise se Durresit mungesa e energjise u be shkak per ngjarjen tragjike. Ja cthuhet ne deklaraten zyrtare te policise
Nga veprimet paraprake hetimore mendohet se shkaku i vdekjes se ketyre shtetasve eshte asfiksia nga gazrat e shkaktuar nga nje zjarr i rene ne nje nga qoshet e dhomes ku ndodheshin femijet. Vatra e zjarrit paraprakisht mendohet te jete nje qiri i ndezur per ndricim si rezultat i mungeses se energjise elektrike. Ne momentin e ndodhjes se ngjarjes ne fjale ne banese nuk ndodhej asnje nga prinderit. Babai prej disa muajsh nuk jetonte me familjen per shkak te konflikteve familjare ndersa nena qe prej pasdites ndodhej ne pune.