E Diel, 1 Nëntor 2026

BE-ja: Të gjitha dyshimet për krime lufte duhet të hetohen

Nëse kosovarët duan t’u bëjnë shërbim të mirë vlerave historike të luftës, duhet të lejojnë hetimet e pretendimeve për krime, ka deklaruar Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, për Kohen Ditore.

BE-ja ia ka kujtuar Qeverisë dhe Kuvendit nenin 4 të Kushtetutës së Kosovës që fletë për ndarjen e pushteteve. Ky nen garanton qeverisjen e gjyqësorit.

“Ne vetëm mund të përsërisim se duhet të bëhet dallim i qartë midis pushtetit gjyqësor, ekzekutiv si dhe ati legjislativ. Ky dallim paraqitet në nenin 4 të Kushtetutës së Kosovës, ku shkruan se parimi i ndarjes se pushtetit ka rëndësi kryesore”, ka deklaruar Zyra e BE-së në Kosovë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›