Japoni, rrjedhje radioaktive në Fukushima

Ujë radioaktiv po rrjedh nga një depo-çisternë në impiantin bërthamor të Fukushimës, në Japoni, kanë njoftuar operatorët lokalë.
Kompania që menaxhon impiantin, TEPCO, deklaroi se një punëtor zbuloi rrjedhjen në orët e vona të së mërkurës. Ndërsa të martën, TEPCO njoftoi gjithashtu se kishte gjetur cezium në ujin përreth impiantit.
Kompleksi bërthamor u dëmtua nga tërmeti dhe tsunami i vitit 2011 dhe që prej atëherë ka pësuar një seri rrjedhjesh dhe problemesh funksionimi, të regjistruara edhe në muajt e fundit.
Qindra çisterna janë ngritur në kompleks për të depozituar ujin e kontaminuar të përdorur për të ftohur bërthamat e nxehura të reaktorit.
Në një deklaratë për shtyp, kompania TEPCO deklaroi se uji i kontaminuar po rridhte nga një konteiner me një kuotë prej një rrjedhje në tre-katër sekonda.
Njoftimi i së enjtes i kompanisë, se rrjedhja është me përmasa të vogla, vjen pasi ajo pranoi të martën e uji në terrenin përreth impiantit është i kontaminuar.
Korrespondentët e mediave ndërkombëtare sugjerojnë se uji ka rrjedhur nga impianti ose depozitat e tij në tokë, gjë që kompania më herët kishte thënë se nuk ka ndodhur.
E gjitha kjo do ta bëjë më të vështirë për TEPCO që të bindë peshkatarët lokalë se nuk ka asnjë rrezik që ujin përreth impiantit ta derdhë në det përmes pompave./Indeksonline/