E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët, lodra të liderit

Pothuajse sa herë që liderëve politikë nuk iu pëlqen votimi i një projektligjim rezolute apo rekomandimi në Kuvend, deputetët e partisë së tij e braktisin seancën dhe shkaktojnë mungesë kuorumi.

Ndikimi i liderëve të partive politike tek deputetët e partive të tyre po bën që shpeshherë të dështojnë seancat plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe të ngecë shqyrtimi i projektligjeve dhe miratimi i rezolutave e rekomandimeve të veçanta.

Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës ku është diskutuar për gjendjen e shqiptarëve ne Presheve, Medvegjë e Bujanoc ka dështuar në fund të saj. Pas një debati të gjatë në mes të ligjvënësve, miratimi i rezolutës për Luginën është pamundësuar nga mungesa e kuorumit, shkruan zëri./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›