BE-ja gjobit 5 banka zvicerane dhe britanike

Komisioni Evropian ka gjobitur pesë banka për pjesëmarrje në një kartel të tregtimit valuator.
Pas një hetimi, komisioni gjobiti me një total prej 344 milionë eurosh bankat zvicerane UBS dhe Credit Suisse, si dhe huadhënësit në Britani të Madhe RBS, HSBC dhe Barclays, thuhet në një deklaratë. Këto banka këmbyen informacione të ndjeshme dhe plane tregtare dhe herë pas here koordinuan strategjitë e tyre tregtare nëpërmjet bisedave online të quajtur ‘Sterling Lads’”.
“Këto shkëmbime informacionesh u mundësonin tregtarëve të merrnin vendime të mirëinformuara në treg nëse dhe kur do të shisnin ose blinin monedhat që kishin në portofolet e tyre, në krahasim me një situatë ku tregtarët që veprojnë në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri e që marrin një rrezik të natyrshëm në marrjen e këtyre vendimeve”. Duke vënë në dukje se aktivitetet e tregtimit valutor janë “një nga tregjet më të mëdha financiare në botë”, komisionerja Margrethe Vestager tha: “Veprimtaria e fshehtë e pesë bankave minoi integritetin e sektorit financiar në kurriz të ekonomisë dhe konsumatorëve evropianë”.