INTERVISTA/ Topi: Berishën do e marr përdore për ti treguar si është konfiguruar Tirana
Intervistë e Presidentit Topi për emisionin A Show të gazetarit Adi Krasta në Televizionin Vizion +. Topi i përgjigjet deklaratave të Berishës se edhe vëllai i presidentit voton për të duke thënë: Stop! Mos u fut më tej tek familjet, sepse është bërë zakon që në të gjithë fjalorin e tij të futet nëpër familje, bën diversion midis burrit dhe gruas, midis motrave, midis vëllezërve! Pra, kjo është sjellja më e shëmtuar që është patjetër një inerci e dukshme jo thjesht e një mentaliteti komunist, por edhe e një njeriu të lidhur shpirtërisht me komunizmin, i cili në mënyrë shumë të suksesshme
Është kënaqësi për mua dhe për hir të së vërtetës, do të duhej menjëherë tju bëj një pyetje që më ka bërë përshtypje në raport me performancën tuaj. Ju keni qenë një President Republike i kujdesshëm. I vetmi që ka shprehur që heshtja mund të konsiderohet presidenciale dhe është një heshtje që flet. Sa herë ka ndodhur kështu, unë për vete, përpara televizorit kam thënë: Pse nuk flet tani? Mirëpo sikur të punonte Presidenca sipas dëshirave të çdo individi, ajo do kishte qenë shumë problematike. Sidoqoftë zoti President, ju në fund fare, folët, folët hapur, folët fort. Mund të them bile që thanë, disa njerëz patën dhe një kështu që më në fund!. Pse tani?
Unë besoj që nuk është rasti i vetëm, por mesa duket, publikut i bën përshtypje ndonjë deklaratë që konsiderohet e fortë, por edhe pak e ashpër. Ndoshta, nuk ka qenë në natyrën time dhe nuk është në natyrën time, që ti trajtoj deklaratat me ashpërsi, sepse sikurse dihet, sikurse thatë dhe ju, Institucioni i Presidentit është një institucion i të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nëse janë të djathtë, janë të majtë, janë të qendrës, pavarësisht nëse dikush ka alergji për politikën, por unë i përfaqësoj të gjithë. Është ndërtuar në mënyrë të tillë Kushtetuta që Presidenti i përfaqëson të gjithë. Kjo është arsyeja që kur largohet nga partia, jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet.
Më vjen mirë që kjo gjen një mbështetje. Më duket kaq e sofistikuar kjo, që të largohesh nga partia, të japësh dorëheqjen në një vend militantesk e problematik, siç është Shqipëria. Aq e vërtetë është kjo, zoti President i Republikës, sa, pikërisht nga partia juaj janë gjashtë funksionarë publikë të shtetit shqiptar që marrin rrogën praktikisht që kanë një agjendë të hapur, fare-fare pa u fshehur, që merren sistematikisht dhe ju sulmojnë fort, çka në vetvete, le të themi e vendos atë që sapo thatë në një dritë tjetër. Disa prej tyre … po…
Unë mendoj që ndonjë hall të madh duhet të kenë, sepse unë, përveç të tjerave, kam një të kaluar nga bota akademike. Kështu që jam marrë edhe me teorinë e dominantit. Kur në psiqikën e njeriut krijohet një dominant i caktuar, atëherë pa e kuptuar edhe ata vetë, fillojnë të merren pikërisht me dominantin. U takon atyre ta thonë nëse përbën ndonjë dominant apo jo. Unë jam i bindur në këtë lloj përcaktimi.
Është kërkuar hapur kohët e fundit, në një mënyrë jo elegante, të gjithë e dinë që ju do ta mbaroni mandatin në kohën e duhur. Por tanimë kërkohet për tju vendosur në një pozicion të vështirë dhe për të shkaktuar dominant tek ju, kërkojnë dorëheqjen tuaj. Ju e keni thënë në një nga intervistat e shkruara kohët e fundit hapur që do të mbaroni mandatin plotësisht, por në fakt, çfarë ndjesie ju jep kjo, të qenit nën një atak të vazhdueshëm në raport me këta elementë, ndërmjet të tjerash.
Absolutisht asnjë lloj efekti. Pra, kur shkon në atë pozicion, pikë së pari duhet të largohesh nga emocionet. Duhet të bësh një punë shumë profesionale që konturohet nga Kushtetuta. Pastaj, natyrisht unë jam një njeri, i cili patjetër ndikohet nga publiku. Unë do u bëja pikërisht këtë apel, që drejtojuni sondazheve publike, për të parë se sa zëra të izoluar janë këta, që kërkojnë pikërisht këtë gjë. Kjo shihet në të gjitha sondazhet, unë dëshiroj të dal pak nga modestia, pikërisht për të vërtetuar të kundërtën e asaj që pretendojnë. Ju shikoni, unë nuk dëshiroj të flas sot për sondazhet që bëjnë të tjerët, si bëj unë.
Zoti President, festimet e Besëlidhjes dhe në fakt për hir të së vërtetës, festimet në vetvete, tregojnë edhe kulturën dhe finesën dhe elegancën e një kombi. Fjala vjen, Italia i zgjidhi në mënyrën më madhështore të mundshme festimet e 150-vjetorit. Kishte vetëpërmbajtje, elegancë, një organizim i shkëlqyer, skrupuloz. Njerëzit u gëzuan, pa anashkaluar ose pa e përdorur edhe atë, le të themi, për të thënë që topi është i imi dhe në këtë rast kam …
Kam qenë pjesë e atyre festimeve dhe jam dakord absolutisht me ju, por sikurse di edhe këtë që Presidentit Napolitano, protokollin sia kishte bërë Kryetari i Bashkisë së Romës. Pra, 2 marsi i vitit 1444 është një datë shumë historike për shqiptarët, që lidhet me Skënderbeun, por lidhet dhe me një mision përbashkues, në një kohë kur princat shqiptarë ishin të ndarë dhe me shumë probleme. Dhe kjo datë meritonte pikërisht këtë simbolikë përbashkimi, ku aty duhet të ishin të gjithë, duhet të ishin jo thjesht për të qenë formalisht të pranishëm, por për të dhënë një mesazh publik, që jemi të gjithë së bashku, jemi së bashku për të vlerësuar që e ardhmja e Shqipërisë bëhet jo në mënyrë të izoluar, por bëhet së bashku, nga të gjitha faktorët.
Ngjarja që ndodhi, nga mënyra se si u zhvillua ngjarja, ju nuk u lejuat që të flisnit ose të paktën nuk u programua, u tha në fund, u thanë disa të vërteta, disa versione le të themi të të vërtetës, ju nuk ishit prezent. Pastaj Presidenca doli me një dokument që shpjegonte, le të themi, ngjarjen. Po ju vetë zoti Topi, nuk folët. Unë jam shumë kurioz, në një ballafaqim të fortë kur dikush ju quan gënjeshtar, ju vetë nuk keni shtysën të dilni personalisht dhe të thoni: Ngjarja ndodhi 1,2,3,4, ky është versioni im i së vërtetës?
Kurrë nuk do ta ulja pozicionin e Kreut të Shtetit për tu marrë me zëra që, sdëshiroj tani ti bëj asnjë lloj etiketimi, por që publiku i vlerëson vetë. Unë bëra detyrën time, duke i cuar mesazhin shqiptarëve, e bërë nga Salla Skënderbej e Institucionit të Presidencës, ndërkohë që ai fjalim mund të mbahej, edhe duhej të mbahej, pikërisht atje ku ishte simbolika, në Lezhë. Ndërsa pjesën e protokollit, patjetër që e trajton dikush tjetër. Unë dëshiroj ti shfaqësoj ata që janë marrë me Protokollin e Shtetit, sepse janë djem jashtëzakonisht të mirë, janë profesionistë, por në një orkestër, sigurisht që orkestrimin e fillon dhe e përfundon dirigjenti, pavarësisht nëse ajo lojë e atyre veglave të orkestrës, përfundoi e stonuar. Gjithsesi, unë dëshiroj të them që, aty ku marrin pjesë autoritetet më të larta të shtetit, duke filluar me Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin e me ra