E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet flamuri maqedonas në Burrel, reagon MPJ

Nga djegia e flamurit ne Burrel

SHKUP- Pas incidenteve të njëpasnjëshme ndëretnike në Maqedoni sot pati protesta në Tiranë dhe Burrel. Disa të rinj në Burrel reaguan ashpër, duke u mbledhur në qendër të qytetit, ku ndër thirrje për “Shqipëri etnikE”, ata i kanë vënë flakën flamuri maqedonas. Ndërkaq në Tiranë Tifozat Kuq e Zi dhe Kuvendi i Patriotëve protestuan para Ambasadës maqedonase.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, cila ka dënuar ashpër incidentin me djegien e flamurit maqedonas në protestën në qytetin Burrelit, si dhe parrulat me përmbajtje fyese gjatë protestës para ambasadës së Maqedonisë në Tiranë.

“Incidentet me karakter të tillë, të përcjella me parulla ofenduese dhe urrejtje, nuk shkojnë në të mirën e marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe ndërtimit të besimit midis dy popujve, thuhet në reagimin e MPJ të Maqedonisë.

Presim, thuhet në reagimin, që autoritetet shqiptare në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të dënojnë këto incidente, të ndërmarrin masa për zbulimin e autorëve, si dhe të ndërmerren masa përkatëse për parandalimin e incidenteve eventuale të këtij karakteri.

VIDEO*


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›