E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja mbështet Turqinë në luftën ndaj terrorit

Bashkimi Evropian i dha mbështetje të plotë Turqisë në luftën kundër terrorizmit duke dënuar organizatën terroriste PKK. Në Parlamentin Evropian u organizua një seancë me temë: Procesi Demokratik në Turqi.

Komisioneri Përgjegjës për Zgjerimin e BE, Oli Rehn, duke rikujtuar se organizata terroriste PKK është në listën e terrorit të Bashkimit Evropian, tha se ata i ndodhen pranë Turqisë në luftën e saj kundër terrorit.

Në lidhje me padinë e ngritur për mbylljen e Partisë së Shoqërisë Demokratike, Oli Rehn u shpreh se legjislacioni turk për mbylljen e partive, nuk është në përputhje me standardet evropiane dhe shtoi se ata presin që të merren masat e nevojshme.

Oli Rehn tha se e kishin pritur me kënaqësi hapjen e kanalit të TRT-së në gjuhën kurde, por shtoi se duhen hedhur më shumë hapa pozitivë në këtë drejtim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›