Topalli takime në Shëngjin
Shkodër - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë një takimi me banorë të komunës së Shëngjinit, tha se doktrina e re ekonomike transformoi Shqipërinë. Sipas një njoftimi për shtyp të Zyrës së Shtypit të Kuvendit, në takimin e saj, kryetarja e Kuvendit vuri në dukje transformimet në këtë zonë, duke theksuar se gjatë dy viteve të fundit investimi ka kapur shifrën e rreth 11 milionë eurove.
"Paratë për investime janë para të ardhura nga doktrina e re ekonomike e rritjes së rrogave, rritjes së pensioneve, uljes së taksave, që ka bërë të ndryshojë jo vetëm Shëngjini, por e gjithë Shqipëria", nënvizoi kryetarja Topalli.
Ajo vuri në dukje investimet e rëndësishme në këtë komunë si: rruga Shëngjin-Lezhë, një investim prej 2.1 milionë euro, ujësjellësi i Shëngjinit, me vlerë 3 milionë euro, rehabilitimi i kaskadës dhe derdhjes së lumit Drin, 1.6 milionë euro, rruga nga ishulli Lezhë drejt qytetit Lezhë, 700 mijë euro, sistemi biologjik i pastrimit të ujërave të zeza, 3.4 milionë euro e të tjera investime të mëdha".