E Diel, 1 Nëntor 2026

Martinusz: KE e përkushtuar ndaj Kosovës

Tiranë-Një delegacion Komisionit Evropian, i kryesuar nga Zoltan Martinusz, drejtor i Drejtorisë për Ballkanin, kanë vizuar Prishtinën, ku janë takuar me krerët më të lartë të shtetit. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu gjatë takimit njoftoi, Martinusz, për të arriturat e deritanishme në Republikën e Kosovës, sidomos pas shpalljes së pavarësisë. Po ashtu, Presidenti Sejdiu njoftoi mysafirët për përkushtimin dhe planet e institucioneve te Kosovës për të tejkaluar të gjithat sfidat me të cilat ballafaqohet Republika e Kosovës.

Presidenti Sejdiu theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për vazhdimin e bashkëpunimit të mirëfilltë me Komisionin Evropian dhe bashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi. Drejtori Martinusz njoftoi se udhëtimi në Prishtinë ishte udhëtimi i parë i tij jashtë Brukselit pas marrjes së përgjegjësisë së re, që tregon përkushtimin e tij ndaj Republikës së Kosovës.

Ai theksoi se kjo vizitë pati dy qëllime; njoftimin e tij me krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe sjellja e një mesazhi të mbështetjes dhe përkushtimit të plotë të Komisionit Evropian ndaj Republikës së Kosovës. Martinusz gjithashtu përgëzoi institucionet e Republikës së Kosovës për pjekurinë që kanë treguar gjatë ballafaqimit të tyre me sfidat e shumta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›